Filloi shumë bukur finalja e Europa League, që në minutën e 4-t francezët kërcënuan me kokë duke na dhënë emocionet e para. Atletico nuk trembet dhe merr frenat në dorë duke sulmuar, të gjitha do të shpërbleheshin në minutën e 21, kur francezi Antoine Griezmann ndëshkon patriotët e tij.
Në minutën e 31-të del nga fusha e lojës kapiteni i Olimpic Marseille, Payet, një humbje e madhe për skuadrën e tij. Garsias i duhet të hapë bllokun për ndyshimin e strategjisë. Loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës, por spanjollët duken më të vendosur. Pjesa e parë mbyllet me Atletico në avantazh.
Pjesa e dytë nis e vrullshme dhe në minutën e 49-të është sërisht Antoine Griezmann që dyfishon rezultatin. Marseille është në koma. Tifozë madrilenë janë në ekstazë
Në minutën e 70-të ka një prekje të topit me dorë nga francezët, por gjyqtari vazdhon lojën. Tifozët e Atleticos dhurojnë spektakël. Trajnerin Simeone nuk e mban vendi në tribunë. Ai është dënuar për sjellje antisportive në gjysmëfinale.
Të pafat në të 80-ën francezët, pas një krohosimi Mitroglu gjuan me kokë, por topi përplaset në shtyllë. Olimpic zgjohet vonë. Në të 89-ën Atletico i jep fund me një gol të Gabit. Atletico feston, ndeshja mbyllet dhe trofeu i takon spanjollëve.
Një mbrëmje e bukur.