osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alibeja i PD-së të habit: Vëllai i Xhafës iku në Itali për tu fshehur në burg që të mos vërtetohet audiopërgjimi?!

Alibeja i PD-së të habit: Vëllai i Xhafës iku në Itali për tu fshehur në burg që të mos vërtetohet audiopërgjimi?!

Partia Demokratike reagoi përmes Enkelejd Alibeajt pas deklaratës së Fatmir Xhafajt, i cili më herët akuzoi opozitën se po e shantazhon për interesa kriminale të lidhura me sistemin e kalbur të drejtësisë.

Si fillim Alibeaj hoqi një paralelizëm mes rastit “Xhafaj” dhe atij “Tahiri”, ashtu siç kishte bërë më herët edhe Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale.

“Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!”, u shpreh ai.

Megjithatë, edhe për opozitën dy rastet nuk janë krejtësisht të ngjashëm.

“Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!”, thotë deputet demokrat.

“Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!”, vijoi ai.

Alibeaj thotë se audio-përgjimi i publikuar nga opozita është provë që Agron Xhafaj ushtronte aktivitetin në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës edhe nga Shqipëria dhe thotë se edhe Fatmir Xhafaj e tij që përgjimi është autentik.

“Audio-përgjimi tregon që Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale. Është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e të vëllait ministër i Brendshëm. Xhafaj e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është ministër”, deklaroi Alibeaj.

PD këmbëngul se Agron Xhafaj nuk iku vetë në Itali, por u dërgua, dhe Alibeaj jep edhe arsyet.

“Kjo është arsyeja pse u dërgua në Itali pa ua nxjerrë më parë me zë e figurë shqiptarëve, publikut shqiptar, por u dërgua në pritje të ekspertizës së audio-përgjimit nga laboratorë që nuk u duhet origjina”, u shpreh Alibeaj.