osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët në Eurovizion, të dhje*ë, por krenarë

Shqiptarët në Eurovizion, të dhje*ë, por krenarë

Ishte përfundimisht dërrmues imazhi i Eugent Bushpepës, i shfaqur në një intervistë për Blendi Fevziun në Opinion. Për të mos krijuar asnjë keqkuptim, le ta themi që në fillim: Bushpepa ishte më shumë se dinjitoz në Festivalin Evropian të Këngës.

Një djalosh tmerrësisht i talentuar që tregoi shpirtin në skenën e Eurovizionit në Portugali dhe që u shpërblye për këtë. U shpërblye… D.m.th mori maksimumin për aq sa mund të merrte një këngëtar i lënë vetëm, në fatin e tij, me një garë evropiane vënë mbi shpatulla dhe një tufë dordolecësh që i shkojnë nga mbrapa me lekët e shtetit dhe që nuk bëjnë asgjë.

Si gjithmonë…. Pra Eugenti e nderoi Shqipërinë, nderoi talentin dhe muzikën e tij, na dha atë që ne e kemi më shumë merak: Finalen e Eurosong-ut, sado që më vonë – si zakonisht – përfunduam duke mallkuar politikën, fqinjët që nuk na japin pikët që presim, mungesën e drejtësisë në votim etj., etj., etj., etj.
Por, për ta vazhduar aty ku e nisëm: pse ishte kaq dërrmues imazhi i tij në Opinion, me atë zërin që i dridhej, pafajësinë prej fëmije dhe emocionin që nuk arriti ta fshehë për asnjë çast? Sepse pas gjithë asaj “eksperience shumë të bukur”, siç e përkufizoi Eurosong-un e këtij viti, përfaqësuesi i Shqipërisë përsëriti një lutje që një Zot e di sa herë e ka thënë gjatë udhëtimit dhe konkurrimit në Portugali: Ah sikur edhe Shqipëria të kishte në Head of Press në grupin (e madh në njerëz) që shoqëronin artistin.

E tha këtë pasi përshkroi një Festival fantastik deri në detaje (Eurosong-u pra), ku nuk mungonte asgjë! Vetëm kaq do të kishte dashur përfaqësuesi i Shqipërisë në edicionin e fundit të Festivalit Evropian: një gazetar profesionist që të administronte daljet e tij publike. Kaq!

I gjendur në mes të asaj gare të madhe, pasi pa si funksiononte loja dhe si bënin të tjerët, megjithë rezultatin dhe komentet e shkëlqyera për të, Eugenti e dinte se nëse do të kishte pasur në grup një specialist në fushën e komunikimit dhe marrëdhëniet me mediat, që të planifikonte dhe realizonte intervistat, shfaqjet në publik, të kishte një strategji paraprake për të reklamuar pikat e forta dhe për të fshehur të dobëtat, edhe rezultati do të kishte qenë i ndryshëm.

Imagjinoni sikur të kishim një plan reklamimi të këngës shqiptare javë përpara fillimit të Eurosong-ut! Sikur ta kishim edhe këtë, e sigurta është që Shqipëria nuk do mbante frymën duke iu lutur qiellit që fqinjët të na japin ndonjë të shkretë pikë. Por përfaqësimi i Shqipërisë në Festivalin Evropian nuk ka asgjë nga këto.

Në Eurosong zakonisht shkon këngëtari dhe një shpurë e tërë shoqëruesish që nuk kanë asnjë lidhje me të, përveç faktit se shkojnë qyl dhe hanë lekët e shtetit. Në rastin më të mirë ka edhe ndonjë balerinë apo instrumentist, ama pjesa tjetër është pa lidhje me eventin.

Kështu ndodhi sivjet, kështu ka ndodhur çdo vit. Festivali i Këngës në RTSH, dhe le të bërtasin sa të duan ata që bëjnë sikur janë pro tij, është thjeshtë një aktivitet qokash. Aq më tepër kur vjen radha e Festivalit Europian të Këngës. Në këtë të fundit zakonisht shkon ndonjë anëtar i Këshillit Drejtues ose miq të tyre, ndonjë punonjës i preferuar i drejtorëve të shumtë e padyshim drejtorët vetë.

Buxhetet e të dy aktiviteteve janë të majme çka do të thotë se ka për të marrë e për të lënë. Kështu pra, Eugenti me sinqeritetin e tij çarmatosës thjeshtë nxorri pa dashje të palarat, ose ndryshe të vërtetat e zhurmës që bëjmë ne shqiptarët kur bie fjala tek Eurosong-u. E të mendosh që sivjet, por natyrisht edhe çdo vit tjetër, në grupin që shoqëronte këngëtarin kishte edhe gazetarë. Por ata janë vetëm qokë dhe llafazanë rrjetesh sociale që nisin dhe mbarojnë aty.

Për hir të së vërtetës ndër vite ka pasur edhe tentativa për t’i bërë një shërbim të mirë publicitar këngës shqiptare në Eurosong (rasti i Rona Nishliut p.sh. dhe ndonjë tjetri), por që nuk është çuar kurrë deri në fund. Sepse edhe të tilla tentativa janë mbytur nga servilët, qylaxhinjtë e rrugëve jashtë vendit, ata me pushtet që lakmojnë lekët e shtetit për të përmbushur defiçencat e tyre kulturore.

Prandaj përpara se t’i përmendin emrin e të ndihen krenarë me të, të bëjnë shenjën e shqiponjës me duar e të përbetohen të mallëngjyer me emrin e tij, ata që i shkuan mbrapa në Portugali duhet t’i kërkojnë falje Eugent Bushpepës. Duhet t’i përulen pse nuk ia lehtësuan aspak barrën në këtë përfaqësim, por e lanë të vetëm siç është lënë çdo paraardhës i tij; të gjithë ata duhet të ndihen të turpëruar për çdo qindarkë të çuar dëm.

Dhe kjo vlen edhe për ne. Përpara se të shajmë fqinjët se nuk na dhanë pikë, përpara se t’u kërkojmë emigrantëve të votojnë këngën shqiptare, përpara se të mallkojmë ose urojmë duhet të kërkojmë llogari: a iu bë hyzmeti këngës shqiptare apo jo? Përndryshe nuk kemi të drejtë të flasim. Sepse edhe ne nuk jemi asgjë më shumë se ca sehirxhinj rrjetesh…