osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Video/ Piloti i Formula 1 përballë makinës pa pilot! Kush mendoni se fiton garën?

Video/ Piloti i Formula 1 përballë makinës pa pilot! Kush mendoni se fiton garën?

Një demonstrim mahnitës i asaj që makina pa pilot mund dhe nuk mund të bëjë. Ky filmim i pabesueshëm tregon Devbot, një makinë garash autonome që po zhvillohet për të mare pjesë në serinë e vet të garave te inteligjences artificiale, duke xhiruar nëpër rrugët e Romës pa asnjë shofer në timon.

 

Ajo shkoi kokë më kokë me garuesin pro-drifter Ryan Tuerck në një rrugë të mbyllur, e cila më vonë u përdor për garën Formula E Rome, por nuk arriti të mundë shoferin. Makina elektrike Devbot e përdorur në gara mund të pilotohet nga një njeri ose me AI.

 

DevBot i gjithi elektrik peshon rreth 2200 kg dhe krenohet me 550 kuaj fuqi. Për shkak se makina është elektrike, fuqia e saj vjen menjëherë, dhe secila rrotë ka motorin e vet. Për garën, Tuerck vendosi vendosi të bënte një xhiro me të para se Devbot të niste garën pa shofer në bord.

 

Para garës, Lucas di Grassi, CEO i RoboRace dhe gjithashtu kampioni i mbrojtur i Formula E, i shpjegoi Tuerk-it se sa e ndryshme është makina.

 

“Është një twister sa herë që e dëshiron. Është një ndjenjë krejtësisht e ndryshme, “tha ai. ‘Dallimi këtu është që ju nuk mund të bëni ndonjë gabim. Çdo gabim që bëni, ju keni mbaruar’ . Përkundër paralajmërimit, në xhiro praktike, Tuerk është shfaqur duke frenuar shumë vonë në disa qoshe megjithëse për fat të mirë ka shmangur ndonjë përplasje në cepat e ngushta të rrugës.