Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.
Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar. Rusia, deri më tani, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale.
Por ky njoftim është tejet i dyshimtë, sepse nuk flitet për luftë frontale mes trupash, por sulm me armatime në distanca të largëta dhe të thuash se u vranë 3500 ushtarë në 3 ditë është jashtë çdo arsyetim llogjik . Priten informacione të detajuara.