Dy vjet më parë Nënsekretari amerikan për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach firmosi me ministren shqiptare të Financave dhe Ekonomisë Anila Denan, Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik, ndërsa ministrja e Infrastruktrës Belinda Balluku nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një prej veprave më të rëndësishme energjitike të vendit.
Por sot mbrojtësi më i pafytyrë në politikën shqiptare Sali non grata ka dalë klundër këtij projekti para dibranëve duke mashtruar dhe trembur njerzit që e ndjekin.
Ndaj dje pati dhe një debat në parlament mes tij dhe deputetëve socialist.
Taulant Balla, ai i cili nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha sa i takon debatit për inceneratorët. “Asgjë prej gjithë atij mashtrimi të madh që u ngrit, nuk do qëndrojë në fund.
Komisioni të hartojë raportin. E kam me njërin që ikën kur unë marr fjalën, Saliu iku. Edhe që e ka bërë për disa seanca. Ai nuk ka hallin e dibranëve. Ai ka hallin për t’iu vënë kundër SHBA. I bëj thirrje deputetëve të PD në Dibër, që bashkë me ato të PS, të mbajnë një qëndrim të përbashkët.
Investimet amerikanë në Shqipëri janë strategjike. Skavica është projekt historik për pavarësinë energjetike të Shqipërisë, pavarësinë e digave”, tha Balla.
Spiropali iu drejtua Berishës duke i thënë se e nisi politikën duke luftuar imperializmin amerikan si komunist dhe po e mbyll si minues i demokracisë. “E fillove politikën duke luftuar imperializmin amerikan si komunist dhe po e mbyll duke luftuar imperializmin amerikan si minues i demokracisë, nëse herën e parë ja dole të ndërrosh qimen, herën e dytë nuk të la zakoni dhe u katandise aty ku je”, tha Spiropali. /Ekskluzive.al