osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nëse ke pesë minuta kohë, shijo 10 portrete që mahnitën njerëzimin

Nëse ke pesë minuta kohë, shijo 10 portrete që mahnitën njerëzimin

Imazhi i njeriut është ngrirë në kohë shumë më para shpikjes së aparatit fotografik, me anë të pikturës. Zhanri që ka njeriun si subjekt kryesor është portreti. Disa piktorë i portretizuan aq bukur njerëzit, sa pikturat e tyre bënë xhiron e botës.

Shumë vepra arti si “Mona Lisa” e Leonardo Da Vinçit apo “Autoportreti” i Van Goghut patën impakt te publiku dhe mbeten në histori. Një receptues i mirë i cili ka mundësinë për të shpërndarë atë që vlerëson, ndonjëherë mjafton që shumë njerëz të përjetojnë sikur edhe çastin e parë të “mahnitjes” nga një pikturë. Por, jo gjithmonë gjendet një i tillë, e jo gjithmonë veprat e artit kanë fatin që të mbërrijnë të populli.

Por disa portrete – të bëra nga artistët më të mirë të kohërave – e arritën qëllimin që të kenë kujt t’i flasin, e t’i tregojnë njeriut, njeriun. Cilat janë 10 nga portretet më të njohura të historisë së artit?

1 – Mona Lisa, ose ndryshe Xhakonda është pikturuar nga Leonardo da Vinçi rreth viteve 1503–1506. Mona Lisa është konsideruar si kryevepra e Rilndjes Italiane. Subjekti i portretit besohet të jetë i fisnikja italiane Lisa del Giocondo dhe ky portret është porositur nga i shoqi. Mona Lisa ndodhet aktualisht në Muzeun e Luvrit, në Paris.

2 – Piktori holandez post-impresionist Vincent van Gogh, në vitin 1889 pikturoi në vaj “Autoportretin”. Ky autoportret është vetëm një nga rreth 32 të pikturuar nga Van Gogh gjatë një periudhe 10-vjeçare. Kjo pikturë ndodhet aktualisht në Muzeun d’Orsay, në Paris.

3 – Portreti i Armadës shfaq Mbretëreshën Elizabeth I të Anglisë dhe Irlandës (1533-1603), të rrethuar nga simbolet e perandorisë në një sfond që përfaqëson humbjen e Armadës spanjolle në 1588. Ky portret ndodhet aktualisht në Woburn Abbey, në Angli.

4 – Vajza me vath perle është piktura më e famshme e piktorit holandez Johannes Vermeer. Vepra e pikturuar në 1665, është bërë objekt për vepra letrare dhe kinematografike. Aktualisht ndodhet në koleksionin e Mauritshuis, në Hagë.

5 – Portreti i Adele Bloch-Bauer I, i quajtur edhe “Portet i Gruas në Ar”, është një pikturë e Gustav Klimt, e bërë gjatë viteve 1903 – 1907. Portreti është porositur nga bashkëshorti i Adeles, Ferdinand Bloch-Bauer, një bankier hebre i kohës. Ky portret ndodhet aktualisht në Neue Galerie, në Nju Jork.

6 – Autoportret me majmunë është pikturë e artistes Frida Kahlo, e porositur në vitin 1938 nga A. Conger Goodyear, atëherë president i Muzeut të Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut. Ky është vetëm një nga autoportretet e pikturuara nga Kahlo për miqtë dhe klientët gjatë karrierës së saj. Ky portret ndodhet aktualisht në Albright–Knox, në Nju Jork.

7 – Zonja me hermelinë është një portret që i atribuohet Leonardo da Vincit, dhe që daton rreth 1489–1491. Subjekti është Cecilia Gallerani, një dashnore e Dukës së Milanos Ludovico Sforza. Kjo pikturë ndodhet aktualisht në Muzeun Czartoryski, në Poloni.

8- Autoportreti është një pikturë e realizuar në vitin 1548 nga artistja e Rilindjes Caterina van Hemessen, kur ajo ishte 20 vjeç. Piktura i dha Caterinës një reputacion të konsiderueshëm në kohën e saj, dhe ka rëndësi të madhe për shkak se është autoportreti më i hershëm modern femëror. Kjo pikturë ndodhet sot në Muzeun e Artit në Bazel, Zvicër.

9 – Ky është një portret i dyfishtë, pikturuar nga Dirck Jacobsz rreth 1497 –1567, që përshkruan prindërit e tij. Babai i tij, Cornelisz van Oostsanen, i cili ishte gjithashtu një artist, shfaqet duke pikturuar një portret të nënës së Jacobsz, Anna. Ky portret ndodhet aktualisht në Muzeun e Artit të Toledos, SHBA.

10 – American Gothic është një pikturë e bërë nga Grant Wood në 1930. Wood u frymëzua nga ajo që sot njihet si Shtëpia Gotike Amerikane në Eldon, duke e pikturuar së bashku me “llojin e njerëzve që ai dëshironte të jetonin në atë shtëpi”. Piktura ka marrë emrin nga stili arkitekturor i shtëpisë. Kjo pikturë aktualisht ndodhet në Institutin e Arit në Çikago.