osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputeti i video-skandalit erotik, drejt burgut?

Deputeti i video-skandalit erotik, drejt burgut?

Kryeministri Rama ka qënë i ashpër gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës në drejtim të ministrit Xhafaj, duke i cilësuar ato baltosje dhe shpifje me qëllim që të pengohet çelja e negociatave për integrimin në BE.

Por, referuar materialit të audio-përgjimit, për të cilin PD pretendon se vëllai i Xhafaj shfaqet duke bërë pazare droge, Rama me një gjuhë tepër të rreptë ka kërcënuar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi penale dhe do të shkojnë drejt burgut.

“Në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për cilin dikush do përgjigjet me burg .Për ne drejtësia është e barabartë për të gjithë. Çdo njeri me imunitet duhet të mbajë përgjegjësi. Kërkojmë nga prokuroria të provojë shkencërisht autencitetin e këtij materiali. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të coroditur dynjanë përmes një mashtrimi publik, duhet të paguajë”- ka thënë ndër të tjera Rama.

Kështu Rama ka kërcënuar hapur deputetin demokrat, Ervin Salianj, i cili nëpër korridoret e selisë blu godet gjoksin duke thënë se është ai gjetësi i materialit audio dhe denoncuesi në media, shkruan CNAErvin Salianji “shpëtoi” nga video-skandali erotik, ku deputeti shfaqet në një bisedë perverse me G.D. në sallën e parlamentit, por mesa duket nuk do të mund të shpëtojë nga audio-përgjimi, të cilin e publikoi në media.