Pronari i klubit të Çelsit, Roman Abramovich është lidhur me shtetin rus duke u përfshirë në praktika korruptive.
Ky është pretendimi i ngritur nga një deputet laburist i Britanisë së Madhe.
Ai ka sugjeruar që t’i konfiskohen asetet dhe të vihet para drejtësisë si dhe t’i hiqet e drejta e drejtimit të klubit të futbollit.
Kris Brajant u tha deputetëve se ai i referohet një dokumenti të Zyrës së Brendshme ndërsa shtroi pyetjen se pe nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramoviç në
Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar, shkruan The Guardian.
Duke ngritur çështjen e vizave të nivelit 1, si ajo që mban Abramoviç, që u mundësojnë njerëzve shumë të pasur të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Bryant citoi drejtpërdrejt një pjesë të asaj që ai tha se ishte dokumenti i Home Office.
“Kam marrë në dorë një dokument të rrjedhur nga viti 2019, nga Ministria e Brendshme, që ka të bëjë me Abramoviç: “Si pjesë e strategjisë së HMG-së [Qeveria e Madhërisë së Saj] për Rusinë që synon të ndalojë financimin e paligjshëm dhe aktivitetin keqdashës, Abramoviç ka lidhje me shtetin rus edhe është i përfshirë në praktika korruptive”, tha Brajant për Commons