Një ish oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët.
B.T i moshës 44 vjeç ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person që po e ndjek. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.
Pikërisht pas vrasjes mafioze të biznesmenit Reçi që ende nuk ka autorë, denoncuesi pohon se ka qenë i shoqëruar në drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.
“Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këte ngjarje”- thotë ish oficeri para prokurorit të çështjes.
Gjatë asaj kohe për shkak të dyshimeve se snajperisti që vrau Kastriot Reçin mund të jetë një profesionist i armëve të këtij kalibri, nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEA-s që iu nënshtruan ekspertizave.
Ndaj mes këtyre emrave të hetuar ka qenë edhe ish speciali nga Puka, i cili i ka radhitur pistat se ku dyshon duke përmendur edhe atentatin kundër Reçit . Ai e përshkruan autorin që i kontrolloi makinën në garazh , të maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër .
Për këtë arsye ish polici thotë se pas këtij momenti që ka zbuluar me metodat që i kanë mbetur nga policimi, ai asnjëherë nuk i hipën makinës pa e kontrolluar.
‘Arsyeja pse po bëj kallëzim’, shton ish speciali ‘është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen’.
Burimet zyrtare pranë RENEA i thanë TCH se efektivi doli nga policia me dëshirën e tij dhjetorin e 2017.
Ndërsa për ngjarjen e Rrëshenit emri i ish policit nuk është më në rrethin e të dyshuarve mbas krahasimit të ADN, bëhet me dije se me shumë mundësi kjo gjë ka lidhje me aksionet ku ai ka marrë pjesë gjatë karrierës./top-channel