osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton”! Ish ministri Cani thirret si ekspert, Këlliçi i Sali non gratës e pyet si përgjegjës për inceneratorin e Elbasanit

“I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton”! Ish ministri Cani thirret si ekspert, Këlliçi i Sali non gratës e pyet si përgjegjës për inceneratorin e Elbasanit

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pasi sqaroi para Komisionit Hetimor për Inceneratorët qëndrimin e tij gjatë kohës kur ishte në këtë detyrë, dhe faktit se pse refuzoi të miratonte projektin për inceneratorin e Elbasanit, e mbylli me një mesazh leksion për të gjithë politikën.

Sipas Canit, dëmi Shqipërisë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

PJESË NGA DISKUTIMI

Cani: Është folur gjerë e gjatë për gjendjen e financave publike në vitin 2013. E vërtetë 2shtë se patëm dy lloj borxhesh, atë zyrtarin dhe jo zyrtarin. E zyrtarizuam dhe atë jo zyrtarin, ku e shlyem në 2 vite. Realiteti është se pastaj kjo ishte gjendja. Financat nuk janë të ngopura me para, pasi ato janë mangut.

Fadil Nasufi: Ju keni qenë në dakordësi për të gjetur forma të kapitalit privat në ato hapësira?

Cani: Kam qenë për një kohë relativisht jo të shkurtër. Nuk mund të isha kundër. Por pozicioni i ministrisë së Financave ka qenë një pozicion që këto duhet të përfshihen në Shqipëri, por duhet bërë kujdes, pasi pasqyrojnë dhe risqe.

Këlliçi: Ne i jemi drejtuar zotit Cani me të drejtë si profesor. Por kemi harruar të prekim që zoti Cani ka qenë ministër dhe ka mbajtur përgjegjësi politike. Në datë 2 nëntor 2014 është miratuar VMK për miratimin e programit buxhetor afat mesëm, ku rezulton se është futur në buxhet zëri i inceneratorit të Elbasanit. Duket e qartë se aktorët që kanë qenë të përfshirë, kanë qenë të sigurt. Ju i keni kthyer përgjigje ku refuzonit projektin. Si u miratua BPA pa e miratuar si koncesion?

Cani: Le të biem dakord për diçka, I gjithë buxheti kur miratohet. Ai buxhet është miratuar me vonesë. se nuk duhej në nëntor, por më herët. I gjithë buxheti ka brenda elementë që nuk kanë siguri. Si mund të lidhet kontrata sot dhe ti fusësh në buxhetin e 2023. Pra 2023 mund të përfshijë në buxhet edhe investimet që do të nënshkruhet gjatë vitit 2023. Asgjë nuk është e çuditshme. Mirë do ishte që gjithçka të ishte e realizuar paraprakisht. në praktikë, s’di t’ua them me shifra, por gati gjysma e objekteve është e pamundur që të jenë kontraktuar para se të bëhet buxheti. Bëhet buxheti dhe më pas shprehet vullneti i qeverisë, psh për një rrugë të re Tiranë-Durrës.

Këlliçi: I bie që 5 ditë pasi është miratuar kjo VMK, ju ministër i kësaj qeverie e keni refuzuar financimin e këtij projekti të inceneratorit të Elbasanit. Këtu gjej dhe përgjigjen tuaj të largimit nga detyra.

Cani: Mos të spekulojmë me këtë. Janë një mijë e një arsye që mund të jenë edhe më të këqija dhe më të mira. Se mbase ka pasur mendje shumë herë më të mira qeveria. Ti ndajmë hesapet. Bije dakord që një objekt të përfshihet në buxhetin e 2023. Por kjo nuk do të thotë se unë si ministër Financash, të bie dakord me çdo lloj projekti që të nisë fianncimui, pa u përmbushur kërkesat ligjore. Dhe më pas të ecet me projektin, pasi kërkohet nga qeveria. Nuk kam bërë hatanë, kam bërë punën time. Institucioni ministrisë së Financave, është treguar korrekt. Ata specialistë që janë atje, të japim atë që meriton. Është kërkuar zbatimi i ligjit, edhe 5 ditë apo ditën e fundit të vitit. Përfshirja në buxhet është tjerë, dhe zbatimi i procedurave është tjetër.

Pëllumbi: Nuk jemi të dërguarit special të Zeusit, ku duhet të lëshojmë shigjeta, por jemi për një qëllim të caktuar, për të zbardhur disa të vërteta. Na pëlqen apo jo dëshmitari që kemi thirrur përballë. Mua më vjen shumë mirë zoti Cani që falë këtyre pyetjeve tuaja, sqaruam se nuk kmei një VKM dhe e thënë nga ju merr peshë tjetër. Ajo që doja të pyesja unë me këtë të sotmen, duke ndjekur dhe ju rrjedhën e këtij Komisioni. A mendoni se diskutimi që bënë sot e sqaroi pozitën tuaj me të cilën është abuzuar?

Cani: Besoj se të gjitha përgjigjet e mia kane qenë të sinqerta dhe të dretja. Ky ka qenë qëllimi im. Gjatë tërë kohës nuk jam shmangur dhe jam bazuar në atë që është shkruar atëherë, nëse do të përmblidhen të gjitha fjalët e mia, nuk është gjë tjetër veçse; ne kemi refuzuar për sa kohë nuk është zbatuar procedura. Kemi dhënë miratimin sapo procedura është përputhur me kërkesën e dhënë. Më detyruat, kam pak emocion. Kjo nuk është falë meje. Ju falënderoj shumë që më thoni ekspert, profesor, të dy krahët. S’do bëj dalim. Por është punë e asaj brigade që punojnë ende në Ministrinë e Financave. Këta janë njerëzit, teknikët, që kanë punuar mbi letrat. Këto të vërteta. Edhe ai që është marrë nga SPAK është nën hetim. Unë vetëm i kam përfaqësuar. Kurrë nga unë nuk kam shtyrë këta punonjës që ata të marrin një vendim që nuk iu dukej i mbështetur në ligj. A kemi pasur debate? Po! Ne jemi treguar korrekt me ligjin. Sa kohë dokumentet nuk ishin në rregull, i refuzonim. Sa kohë ishin në rregull, ne kemi dhënë pëlqimin duke u bazuar te letrat. Ju falënderoj për këtë dëshmi. Kuptohet nuk pata asnjë siklet nga asnjëri nga ju. Ju uroj punë të mbarë. Mu kujtua një gjë që po e them; i mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton. Dëmi i Shqipërisë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.