Aktorja Ema Andrea, u shpreh e keqardhur që populli shqiptar është kaq i tërhequr vetëm nga Big Brother dhe politikë.
Ajo e cilësoi situatë të dëshpëruar këtë pasi formate të tilla nuk janë në shijet e saj.
“Nuk besoj se ka pasur audiencë të madhe për të pasur heronj, por për të ndjekur nga afër jetën e personave VIP. Nuk jam kundra këtij formati, dhe pse nuk është në shijet e mia.
Më vjen keq, që populli im shifka vetëm politikë e Big Brother, dhe pse qenka jeta kaq mediokër. Është situatë e dëshpëruar në përgjithësi. Është e vërtetë që të premteve teatri nuk ka pasur spektatorë, se njerëzit kanë dashur të shohin si ha e si pi dikush.Hero nuk më duket termi i duhur, se të jesh i famshëm e të kesh vlera nuk janë elementët që të përbërjnë hero,” tha Andrea për Open,