Gazetari nga Italia Alban Daci, ka komentuar statusin e ambasadores Amerikane Yuri Kim për të gjithë mbështetësit e Berishës, të cilët kanë pranuar të hyjnë në zgjedhjet e pjesshme vendore me një lider non-grata.
Ai tha se ‘grupimi Berisha’ merr fund pas 6 marsit.
“Grupimi Berisha merr fund pas 6 marsit. Qëndrimet e ambasadores Amerikane nuk janë qëndrimet e saj personale, por janë qëndrime të Departamentit të Shtetit Amerikan.
SHBA-të nuk marrin vendime jashtë kuadrit ligjor, pra nuk mund t’i vendosim në dyshim. Tashmë një rrymë politike e caktuar po mundohet të justifikojë betejat e saj politike duke u bazuar te sovraniteti. Këto janë lëvizje me prapavijë antiamerikane.
Pyetja e ambasadores Amerikane për kandidatët e udhëhequr nga non-grata është me vend, pasi çfarë roli do të kishte një lider partie në kundërshti me NATO, apo një linjë politike kundër SHBA”, u shpreh Daci i ftuar në Dritare.