Pas mesazhit të prerë që kishte për të 6 kandidatët e Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka kujtuar edhe një herë shqiptarëve 4 personat që janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, shkruan Kim.
Përveç Berishës, ambasadorja i referohet ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ish-kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetit Tom Doshi.