Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sqaron deklaratën e bërë mëngjesin e sotëm lidhur me kandidatët e partive politike për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur “non grata” katër persona në Shqipëri.
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri “non grata”, sipas Nenit 7031(c)”, shkruan ambasadorja Kim.
"Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)". @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/G61cK53cFe
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022
Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.
Mëngjesin e sotëm, ambasadorja Kim shkruante në “Twitter” se “Pyetje për kandidatët:
“Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”