Ylli Manjani ka dalë me një deklaratë të papritur sot për deputeten Jorida Tabaku, e cila është edhe kryetare e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve.
Çfarë do të ndodhë? Jorida Tabaku shkon që herët në mëngjes në SPAK
“Më vjen mirë që Jorida Tabaku dhe familja e saj përfitojnë nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
Pse jo xhanëm?!
Por Jorida, dmth e njëjta që përfiton nga lejet e Erion Velisë, nuk mund të pretendojë të jetë edhe hetuese e Erionit.
Siç thotë edhe Yuri, nuk funksionon kështu!
Ndaj duhet ta ndajë mendjen ose me Leje-Erionin e Sude-pushtetit, ose përballë tij.
Po i them Joridës se Luli është me Suden. Ka kohë që është…”, shkruan Manjani.
Kujtojmë që sot Tabaku është paraqitur vet në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.