Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nëse ka qenë bashkëpunëtor me deputetin Alqi Bllako në vitin 2011.
Në një konferencë për mediat, Basha thotë se kjo është një fantazi, pasi në vitin 2011 ai ka qenë Ministër i Brendshëm.
Më tej Basha thotë se administratori i inceneratorit të Fierit nuk mbante mend se janë bërë 23 mln euro pagesa ndaj Klodian Zotos.
Biseda:
Pyetje: Gjatë këtyre ditëve pse nuk flisni për Alqi Bllakon dhe aferën në Porto Romano?
Basha: Sapo e përmenda Alqi Bllakon dhe babanë e tij. Nëse më keni ndjekur në Kuvend socialistët ulën kokat. Për aferën e Porto Romanos ua shpjegon zonja Tabaku.
Tabaku: Në cilin qytet është? Duro deri nesër po nuk e bëmë deri të enjten ma thuaj prapë. Mos ma dekonspiro hetimin.
Pyetje: E keni pasur bashkëpunëtor Bllakon në 2011?
Basha: Nga e fantazoni? Unë jam qenë kryetar bashkie. Ti lëmë pyetjet për të hequr vëmendjen. Sulmojnë kryetaren e Komisionit, mua s’më bën syrri tërr për sulmet. Dje ka dalë administratori i Fierit dhe tha se nuk mban mend se si paguan 23 mln euro.
Nuk mbaj mend se si kam paguar 23 mln euro. Librat e Drejtorisë së Tatimeve thonë se i ka marrë Klodian Zoto. Ndërkohë kompania BCG e dëshmisë së djeshme është në pronësi të një personi Sevi Cani, punonjëse në inceneratorin e tiranës dhe Elbasanit. Pasi bëri kompani, bëri ofertë për inceneratorin, dhe ia shiti kompaninë Klodian Zotos