Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta.
Përmes disa pyetjeve retorike, Romeo Kara numëron ‘një për një’ të gjitha shkeljet që ka bërë Presidenti Meta.
Postimi i plotë:
Lidhur me çeshtjen Meta dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Se pari, Meta eshte zgjedhur president ne kundershtim me nenin 6/1 te kushtetutes, si nje person me integritet te cenuar.
Se dyti, te gjithe jane te barabarte perpara ligjit sipas nenit 8 te kushtetutes. Perse Meta u trajtua si i tille nga organet ligjzbatuese menjehere pas thirrjes per armatosje dhe dhune duke mos u arrestuar ne flagrance?
Se treti, bazuar ne nenin 86 te Kushtetutes, Presidenti i Republikes eshte kryetar shteti dhe perfaqeson unitetin e popullit.
Perse ai flet vetem per popullin e 2 Marsit, te cilin kercenon t’a perballe me pjesen tjeter te popullsise, duke percare bindeshem popullin e tij?
Se katerti, ne baze te nenit 88 te Kushtetutes, presidenti betohet se, do t’i bindem kushtetutes dhe ligjeve te vendit…
A e ka shkelur ai betimin e tij dhe a ka konsumuar disa vepra penale ai?
A jane keto vepra penale shkelje te renda kushtetuese dhe a perbejne keto shkaqe per shkarkimin e tij sipas nenit 90 te Kushtetutes?
– A eshte shkelje e rende, thirrja per armatosje dhe marrjen e pushtetit me dhune dhe a u konsumua kjo veper penale?
Çfare pasojash do te shkaktoheshin, nese populli do t’a merrte seriozisht kete thirrje te perseritur dhe do te merrte me dhune institucionet e vendit?
Se pesti, sipas nenit 94 te Kushtetutes, Presidenti nuk mund te ushtroje kompetenca te tjera pervec atyre qe i njihen me kushtetute dhe ligjet ne zbatim te saj. Ku e gjeti te drejten presidenti t’a cilesoje veten garant te Kushtetutes, nderkohe qe kete atribut e ka vetem Gjykata Kushtetuese. Me Kushtetute Presidenti eshte vetem kryetari i shtetit dhe simbol i unitetit te popullit. Vetem kaq.
Se gjashti, A parashikohen nga ligji si vepra penale ajo c’ka ka bere presidenti?
A ka pergjegjesi penale presidenti?
A jane bere me dashje deklaratat e tij antiligjore?
A eshte i pergjegjshem menderisht presidenti yne?
Sipas literatures: Ndryshimet e humorit janë shenja dhe pasoja me e qarte e depresionit, veçanërisht nëse ai nuk trajtohet si duhet…
Humori i një personi ne depresion, mund të luhatet ne moment nga nervozizmi, në trishtim ekstrem dhe deri ne një shpërthim zemërimi.
Nje person i tille, edhe pse mund te jete president apo bilioner, ndjehet i trishtuar, i pashpresë dhe i pavlerë.
A ka qene ai ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme apo te nevojave te tjera ekstreme?
A jane ato deklarata ne pajtueshmeri me detyren e tij?
A ka pasur nje organizim paraprak per perdorim dhune i cili qendronte realisht pas ketyre deklaratave te papergjegjshme presidenciale?
A ka probleme te tilla ky president qe e shtyjne ate realisht te mendoje dhe organizoje nje dhune te tille? A i leverdis atij kjo gje?
A eshte terrorizem gjuha e tij?
A mund te kishim realisht ne krime kunder njerezimit, te frymezuara dhe realizuara nga presidenti, perkunder nje grupi te caktuar te popullsise per motive politike? Neni 74 i Kodit Penal
A ka kryer vepren penale te kanosjes presidenti parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal?
A ka bere thirrje per kryengritje presidenti? Neni 221 KP.
A ka bere thirrje per armatosje presidenti? Neni 222 i KP.
A ka bere thirrje per veprime te dhunshme presidenti? Neni 223 KP.
A ka kryer veprime presidenti, te cilat cenojne marredheniet me shtetet e tjera? Nenet 226-228 te KP.
A ka kryer presidenti veprime me qellim hapjen e panikut ne popullate ose per te detyruar organet shteterore te kryejne ose mos kryejne nje akt te caktuar ose per te destabilizuar struktura thelbesore politike, kushtetuese etj te shtetit, te cilat parashikohen si vepra me qellime terroriste nga neni 230 i KP?
A kemi hetime lidhur me ndonje financim te mundshem terrorizmi parashikuar nga neni 230/a-231 i KP?
A kemi thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave me qellime terrorizmi? Neni 232/a i KP.
Thirrje per krijimin e turmave te armatosura. Neni 233 i KP.
A kemi konsumim te vepres penale: kundershtim te punonjesit, qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik parashikuar nga neni 235 i KP, kur presidenti beri nje nderhyrje te papranueshme tek selia e FRD, duke marre ne menyre te paligjshme kompetencat e bashkise, gjykates apo permbarimit?