Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video përmes së cilës tregon sesi janë përgjigjur disa nga qytetarët në lidhje me pyetjen e Këshillimit Kombëtar, nëse duhet apo jo të legalizohet kultivimi i kanabisit.
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin
Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak.
Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit #KëshillimiKombëtar”, shkruan Rama.