osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari zbardh pasurinë marramendëse të Ilir Metës, tregon të fshehtat presidentit që mund ta çojë drejt burgut: Si e bëri vilën në Lalëz! Këto fakte mund t’i them edhe në SPAK

Gazetari zbardh pasurinë marramendëse të Ilir Metës, tregon të fshehtat presidentit që mund ta çojë drejt burgut: Si e bëri vilën në Lalëz! Këto fakte mund t’i them edhe në SPAK

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se sfida më e madhe e SPAK është hetimi i pasurisë së presidentit Ilir Meta. Ai tregoi pasurinë e Metës, nga blerja e një apartamenti në Golem të Durrës me një shumë prej 60 mijë dollarësh, deri te shitja e kësaj prone pas tre vjetësh me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Ilir Meta është sfida e SPAK në Shqipëri. Sfida kryesore për të nisur hetimet është pasuria e tij. Si e ka krijuar Meta pasurinë?

Të gjithë pasurinë që ka sot, një pjesë të mirë e ka kaluar në emrin e bashkëshortes, e ka ngritur pa future dorën në xhep. Të gjithë këtë perandori, e ka krijuar pa shpenzuar asnjë lekë nga pagat e tij. E ka nisur ta krijojë me shit-blerje pronash, dhurata, me kontrata të dyshimte.

Pasuria e tij nis në vitin 2003 me blerjen e një vile në Golem që e ka blerë me një shumë 60 mijë dollarë. Këtë vilë në 2006 e ka shitur me një shumë prej 300 mijë eurosh. A e ka blerë me një çmim shumë të ulët dhe ka gënjyer për çmimin, apo e ka shitur në mënyrë fiktive pas 3 vjetësh dhe ka pastruar rreth 250 mijë euro, këtë nuk e di. Por kjo është sfida kryesore për SPAK. Nuk e di pse ky institucion i drejtësisë qëndron i heshtur përballë këtij fakti. Sepse këtu nis gjithçka.

Pastaj në 2010 me këto para Meta blen një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Pas 6 vjetësh këtë apartament e shet me 350 mijë euro.

Monika Kryemadhi blen një toke me një vlerë 50 milionë lekë në Laprakë. Pastaj deklaron që 700m tokë, ia dhuron i vëllai. Në total pra ka marrë 1200 metra tokë. Lidhi një kontratë me një oligark me Gentian Sulën për të ndërtuar një pallat dhe merr 33% të pjesës së pallatit. Që në fakt është shumë e lartë, sepse është e vështirë që një ndërtues të japë kaq përqindje, vetëm sepse ti ke tokë. Megjithatë ajo e ka përfituar.

Me disa dyqane të kateve të para që i kishte përfituar në këtë pallat, i shkëmben me një vilë të Gjirit të Lalëzit. Pra me disa dyqane në Laprakë, ka përfituar një super vilë te Gjiri i Lalëzit.

Në dukje kjo është një gjë normale dhe e ligjshme, por ajo që ne nuk dimë, është se sa është vlera e kësaj vile. Disa thonë është 4 milionë euro, disa të tjerë thonë se shuma e kësaj vlere e tejkalon shumën e pallatit bashkë me tokën. Nga fotot është parë që palmat kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Pastaj në një moment, Kryemadhi bën një reportazh me një gazetare ku tregon shtëpinë. Aty u pa se vetëm arredimi i brendshëm kushtonte mijëra euro. Për të mos folur për 11 banjat, ku kishte edhe një për macen e tij.

Pra nuk është normale të shkëmbesh atë vilë me atë vlerë, me disa dyqane në Laprakë.

Kur amerikanët investuan në Shqipëri për të nisur reformën në drejtësi, befas reportazhi u zhduk. Ky reportazh mund të ishte një provë për SPAK-un. Meta nuk e ka deklaruar kurrë vlerën e vilës, madje askush nga gazetarët nuk ka guxuar ta pyesë, sa kushton.

Më pas Kryemadhi shet 12 apartamente me vlerë rreth 1 milionë euro. Ndërkohë në këtë pallat ka ende disa apartamente dhe dyqane, të cilat i përfitoi nga 33%. Pra me 60 mijë dollar në 2003 që i ka marrë kredi, pas disa vjetësh, ka siguruar vilën te Gjiri i Lalëzit, pa futur dorën ën xhep dhe pa shpenzuar asnjë cent. Dhe kjo është ajo që ne dimë me fakte, sepse ka edhe shumë të tjera që nuk i dimë. Për shembull, se si është bërë selia e LSI-së.

Unë këto fakte mund t’i them edhe në SPAK”, u shpreh Doçi i ftuar në emisionin Java.