osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Djali i Mehmet Shehut rrëfen bisedat me Liri Belishovën: Nako Spiron e varrosën si hero ata që e çuan në vetëvrasje, komunistët më kujtojnë mafien

Djali i Mehmet Shehut rrëfen bisedat me Liri Belishovën: Nako Spiron e varrosën si hero ata që e çuan në vetëvrasje, komunistët më kujtojnë mafien

hkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu ka rrëfyer mbi librin e tij më të fundit “Liri Belishova dhe koha e saj”. Shehu sjell në libër, biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste te larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.

“Në radhë të parë është një njeri që ka pësuar dy herë rënie nga majat e pushtetit, pas rënies së parë u ngjit në majat e pushtetit prapë dhe kur u duk që ishte e pandryshëm ky fakt i saj, pëson një rënie tjetër e më pas një tjetër aspekt i saj është se nga të paktë njerëz të kupolës së diktaturës është që ka kërkuar falje publike, dhe një arsye tjetër po më pak e rëndësishme është që ka qenë grua.” u shpreh ai në një intervistë për News24, ndërsa përshkruan takimin e parë me të pas regjimit komunist.

“Ngjante si e huaj në mjedisin ku ndodhej”

Duke treguar portretin e Lirisë, tregon atë që ndikoi në dënimin e saj të parë, që ishte raporti i Nako Spiros me Enver Hoxhën, duket se ai kishte qenë kritizeri më i madh i Enver Hoxhës, kishte kritikuar edhe sistemin që po kthehej në një sistem terrorist.

“Po në Berat ishte nga kryesorët që e ka kritikuar mënyrën si ishte drejtuar partia komuniste gjatë luftës, dhe politikat terroriste që edhe Hoxha e pranon. Më vonë në konfliktin me jugosllavët, para se të ndodhte prishja, kur jugosllavët ishin miqtë e mëdhenj, të regjimit të Tiranës, Nako Spiro ishte kryesori i atyre që u përplasëne me jugosllavët për cështje të ekonomisë.” u shpreh ai.

“Liria nuk është aktore kryesore, është si kandidate e Byrosë politike më tepër si e thirrur, Mehmet Shehu e Fadil Pacrami gjithashtu kurse nga figurat kryesore ishte Nako Spiro në atë kohë. Liri Belishova ende nuk ishte bërë e tillë, ishte vetëm 21-22 vjec.” – tregon më tej Shehu.

Bashkim Shehu rrëfen për lidhjen e Liri Belishovës me të atin

“Pas vdekjes së Mehmet Shehut, regjimi do ta thërriste sërish Belishovën, duke u përpjekur ta bënin atë pjesë të grupit të Mehmet Shehut. Për këtë moment të jetës së Belishovës, Bashkim Shehu, thotë: “I kanë kërkuar, një nga krerët e Sigurimit, e ka pyetur për Mehmet Shehun.

Çfarë lidhje ka pasur, etj. Donin që ta ta përfshinin, bënë një përpjekje. Nuk këmbëngulën shumë dhe mendoj se nuk këmbëngulën shumë ngaqë e dinin se çfarë qëndrimi dhe se si do ta priste ajo”

Pas vdekjes së Nakos, Belishova thotë se nuk kisha rrugë tjetër, ndërsa tregon pse pranoi të rikthehej…

“Mua kështu më ka thënë në bisedat e fundit që kemi patur në vitin 2017 dhe po kështu edhe i biri Petrit më ka treguar për bisedat që ai ka patur në internim dhe që edhe ai i ka bërë të njëjtën pyetje. Ajo kishte parë një gjë të tmerrshme, një humnerë përpara vetes dhe në momentin që rehabilitohet dhe që e lartësojnë si heroinë nuk e di se cfarë ka menduar tamam, se edhe vetë Liria thotë që mjaft herë gënjejmë veten, gjëra që i mendojmë tani, i pandehim sikur i kemi menduar edhe dikur. Më duket mjaft e sinqertë në atë që thotë.

Mjaft e guximshme moralisht. Kam parë në arkivin e filmit shumë dokumentarë ku del ajo pasi është kthyer në pushtet, mes viteve 40-50 deri në 6., në prag të rënies së dytë të saj. Aty është një ceremoni e varrimit të atyre që u quajtën dëshmorë të Komitetit Qendror dhe ndër ta është edhe Nako Spiro dhe në korteun që shkon, kur kalon arkivoli i tij në plan të parë është Liria, dhe ngjan si e huaj në atë mjedis ku ndodhet” u shpreh ai, ku ndër të tjera theksoi se Nako u varos e rivarros disa herë për shkak të kthesave të ndryshme që merrte regjimi, goditjeve të herëpashershme që kanë ndodhur.

“ Nuk do e quaja një regjim naiv, por nuk i jepte llogari askujt për këto gjëra. Dhe Enver Hoxha e të tijtë që nuk i jepnin llogari askujt, e mund të bënin cfarë të donin.”

“Internimi i dukej ‘vogëlimë’, para vdekjes së vajzës”

Një prej pengjeve të saj ka qenë humbja e së bijës, për të cilën ajo akuzon ish miqtë e saj, por fajëson shumë edhe veten..

“Në përgjithësi ajo ka fajësuar veten për sa kanë pësuar të afërmit e saj, familja vëllezërit. Ajo e ndjente si faj, pavarësisht se ishte regjimi që e bëri, por ajo ishte pjesë e atij regjimi dhe ndaj e ndjente veten fajtore edhe për familjarët, për atë që po pësonin familjarët e saj. Ndërsa vdekja e vajzës 23-vjecare ka qenë gjëja më e rëndë për të dhe mendonte se pasi vdiq vajza, internimi e gjërat e tjera i dukeshin vogëlima, s’kishin më rëndësi për të.” vijoi Shehu.

“Komunistët më kujtojnë mafien”! Bashkim Shehu rrëfen bisedat me Liri Belishovën dhe fundin e Nako Spiros: Enver Hoxha e çoi në vetëvrasje, pastaj…

“Një nga gjërat që më ka bërë përshtypje është se shpesh gënjejmë veten, gjëra që mendojmë tani ja veshim vetes sikur i mendonim dhe atëherë. Gjithashtu, më ka bërë përshtypje dhe një moment, kur Liri Belishova thotë se “jemi bërë më keq se fashistët”, më 1947, dhe “komunistët shqiptarë më kujtojnë shpesh mafien”. Këtë e ka thënë në lidhje me eliminimin e Nako Spiros.

Mënyra si u trajtua Nako Spiro ishte një teatër shumë i shëmtuar, e varrosën si hero, si udhëheqës të madh, dhe ata që e kishin çuar në vetëvrasje, Enver Hoxha e të tjerë, ecnin pas arkivolit të tij. Pastaj ndryshon krejtësisht dhe ai quhet armik. Vetë Enver Hoxha thotë se “ne ashtu e gjykuam në fillim situatën, nuk mund ta shmangnim që në fillim”. Nuk e di çfarë i ka shtyrë që njëherë ta shihnin si udhëheqës të madh dhe pas disa javësh si armik.

Vetëvrasja e një udhëheqësi ka qenë e rëndë, sepse tregonte se jo gjithçka shkon bukur, siç e paraqet propaganda. Ka gjëra të fshehta. Është një pikëpyetje e madhe për regjimin. Ndaj edhe Enver Hoxha, edhe Stalini, i kanë parë vetëvrasjet si përpjekje apo goditje e fundit që armiku ka dashur t’i japë politikës. Në atë sistem duhej të ishe i lumtur, pasi ai sistem pretendonte se premtonte lumturinë”.

“Ka fakte, Hitleri e Mao Ce Duni kishin konsulentë magjistarë”

Shehu sjell në libër biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste të larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.

“Synimi është raporti i diktatorit, tiranit, me fatin dhe me fat’thënien. Ajo që i lidh këto tre pjesë, që zhvillohen, njëra në Gjermani, historia e një njeriu që arriti të ishte afër Hitlerit. E dyta, historia e Kinës me një murg, që i shërben shërbimit sekret të Mao Ce Dunit. Dhe tjetra, që është mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. “Hija” është vetja e tij e kthyer 40 vite më përpara. Në një far mënyre, është magjistari që mendon se mundet të përdorë tiranin, por që përdoret prej tij. Raporti mes pushtetit të atij që supozohet se është fuqi, që është magjistari, dhe nga ana tjetër është tirani, ose pushteti, në kuptimin e rreptë të fjalës. Kjo është ajo që i lidh këto tre pjesë.

Motivi i arratisjes shfaqet në të gjitha rastet. Edhe në Gjermani, me Hitlerin, edhe në rastin e Shqipërisë me komunizmit, si dhe në rastin e Kinës. Dua të theksoj se në këto raste, sidomos në atë që ka të bëjë me Gjermaninë naziste, jam bazuar në ngjarje e të dhëna historike. Është e vërtetë që Hitleri ka pasur dikë, që e kishte si konsulent për çështjet e astrologjisë dhe parashikimit të fatit. Tek ajo me Kinën ka gjithashtu mjaft të dhëna historike, sikurse edhe për atë historinë e magjisë në Bashkimin Sovjetik. Pjesa tjetër, në Shqipëri, pavarësisht që vendoset në kontekst shumë konkret, ka elemente fantazie, fantastiko-shkencore, ndonëse synimi është tjetër”, thekson shkrimtari Shehu.