Dy gola në 3 minuta ka arritur të realizojë Berat Gjimshiti në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj Olimpiakos të luajtur në Itali.
Grekët kaluan në avantazh që në pjesën e parë, ndërsa Atalanta hasi vështirësi për të reaguar. Megjithatë, mbrojtësi shqiptar la detyrat e tij mbrojtëse dhe u shndërrua një sulmues klasi, duke realizuar dy gola.
Ai barazoi në minutën e 61, ndërsa 3 minuta më pas përmbysi rezultatin. Me dy goditje nga brenda zonës.