Sali Berisha është përplasur sot nw Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja lidhur me investimet në zonën e Dibrës.
Manja i ka nxjerrë një fjalim të kohës kur Berisha ka qenë kryeministër sa i takon investimeve në Skavicë, çka ka acaruar së tepërmi ish-kreun e qeverisë.
Debati
Manja: Unë në fakt, edhe të enjten që kaloi…
Berisha: Fol për Skavicën.
Manja: Për Skavicën e kam po duro. Edhe të enjten në këtë sallë, edhe në Dibër në prezantimin e kandidatit tuaj, po edhe sot e përmende Skavicën. Unë as më shumë e as më pak, dua tu bëj të ditur shqiptarëve një fjalim të kryeministrit Berisha në një mbledhje të qeverisë ku vetëm dy rreshtat e parë dua të lexoj “Skavica do të jetë në dy vitet që vijnë projekti kryesor I punëve publike në Republikën e Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës”. Fjalimi është shumë I gjatë në fakt dhe do ta bëj publik ta lexojnë shqiptarët.
Berisha niset drejt foltores.
Nikolla: Zoti Berisha mos dilni kot se nuk ua kam dhënë fjalën. Nuk ka replikë mbi replikë.
Berisha: E vërteta mbizotëron. Kam qenë për Skavicën e vogël.
Deputetët qeshin në sallë.
Nikolla: Fjala për zotin Tritan Shehu, përgatitet zoti Flamur Noka.
Noka: Jepi fjalën (Berishës)
Berisha: Janë çështje madhore këto. Kam folur për Skavicën e vogël.