Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me veprimtarinë e Ilir Metës si president.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Meta është penguesi më i madh i zbatimit të ligjit në vend.
“Gjykata Kushtetuese ka të drejtë. Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, por e ka shkërdhyer sa herë ka hapur gojën.
Dhe për shkërdhyerje nuk parashikohet direkt shkarkimi, por fillimisht ngritja e një komisioni mjekësor. Megjithatë, me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese e Gjirit të Lalzit thjeshtë ka shtyrë deri në korrik publikimin e njoftimit nga DASH për shpalljen non grata të Ilir Metës për korrupsion madhor, pastrim parash, blerje dhe shantash ndaj drejtësisë, minim të demokracisë, flirt me armiqtë e Perëndimit, pengim të reformës në drejtësi dhe zhvillimeve demokratike”, shkruan Doçi.