Juristi Romeo Kara ka reaguar në orët e vona të natës, pasi u bë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.
Nisur nga fakti që Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë Metën, juristi shkruan se: “Kane te gjithe Gjykate Kushtetuese, kemi edhe ne.”
Pikërisht në këtë postim të juristit Romeo Kara ka ardhur një koment epik edhe nga gazetarja Klodiana Lala, nisur nga ora e vonë e natës kur u vendos të bëhej publik ky vendim.
“Kjo jona jep dhe vendime ne mesnate”, komenton Klodiana Lala.