Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në ambasadën shqiptare në Uashington me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë, teksa mes të tjerash u pyet edhe për aktualitetin politik në vend.
Kështu i pyetur për shkarkimin e presidentin Ilir Meta, Rama theksoi se është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin, ndërkohë që i dërgoi edhe një mesazh kësaj të fundit.
Sipas shefit të qeverisë, Kushtetuesja duhet të jetë sa më objektive në vendimmarrje sa i takon shkarkimit të Metës, duke i çuar indirekt një mesazh këtij institucioni, se presidenti ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. “Nuk janë telepati.
Janë analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë, mendoj unë, kur ndjek me kujdes dinamikën. Por, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim nga Gjykata Kushtetuese, unë nuk do të doja të hyja në këtë “grackë” që ma ngrite me shumë buzëqeshje, sepse mendoj se është koha që t’i lihet Gjykatës Kushtetuese fjala dhe mundësia që të vendosi në vend nderin e nëpërkëmbur të Kushtetutës”