Një burrë me ngjyrë nga Luiziana u lirua nga burgu pas 44 vitesh, pasi sipas gjykatësit, në vitin 1977 nuk i ishte nënshtruar një gjykimi të ndershëm. Në atë kohë ai u akuzua për përdhunimin e dy adoleshenteve, të cilat ishin vetëm 14 vjeç.
70-vjeçari Vincent Simmons luftonte prej 16 vitesh për të pastruar emrin e tij, duke paraqitur prova që nuk ishin parë në gjyqin fillestar, kur u dënua nga një juri e përbërë nga 11 bura të bardhë dhe një grua me ngjyrë. “Tani është njeri i lirë”, tha të hënën avokati i tij, Malcolm Larvadain. “Zoti, ai e mbajti shpresën gjallë tek unë”, tha Simons teksa doli nga salla e gjyqit. “Zoti e bëri këtë për mua sot”.
Prokurori i çështjes, Charles Riddle III, tha se do të tërhiqej, edhe pse besonte se kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor Simons-in, por nuk donte që viktimat të pësonin traumën e një tjetër gjyqi. Riddle tha se as nuk do ta apelonte vendimin e gjyqtarit. “Të jemi të qartë, kjo nuk është aspak deklaratë pafajësie”, tha prokurori. “Por kemi disa muaj që kërkojmë ta lirojmë pasi ka kryer mjaftueshëm burg. Ta mbyllim këtë çështje dhe viktimat të mos vuajnë më”.
Të dy gratë të cilat Simons akuzohet se ka përdhunuar, binjaket Karen dhe Sharon Sanders, thanë të hënën se 44 vite burg ishin dënim i mjaftueshëm. “Jemi të lodhura, duam ta lëmë pas shpine këtë histori. Ai hyri në burg si fajtor, mbetet fajtor dhe do të vdesë fajtor”, thanë ato për KLAB.
Në gjyqin e vitit 1977, asnjëra nga motrat nuk e identifikoi Simmons-in si të dyshuar para policisë, por në gjyq thanë emrin e plotë të tij dhe e treguan me gisht. Avokati i tij pretendon se në kohën kur ka ndodhur përdhunimi, më 9 maj 1977, ora 21:00, Simmons ishte në një bar në anën tjetër të qytetit në një bar.