Një avion i Sichuan Airlines (Airbus A319) u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur ndihmës pilotin nga avioni në 10 mijë metra lartësi.
Avioni u ngrit nga qyteti i Chongqing ditën e hënë dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu në orën 7:42.
Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që mund të them është se ndihmës piloti gati u thith nga dritarja.
Piloti Liu Chuanjian
Ndihmës piloti dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit pësuan lëndime të lehta, duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, tha autoriteti i aviacionit të Kinës, pa dhënë hollësi për atë që mund të ketë shkaktuar incidentin.
Për fat të mirë, avini u ul në mënyrë të sigurt me të gjithë 119 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord.