Një 27-vjeçare shqiptare nga Belshi i Elbasanit është vendosur në pranga nga policia greke pasi bashkë me 10 persona të tjerë akuzohen për grup të strukturuar kriminal që grabiste dhe vidhte në rrugët e Greqisë.
Mes të arrestuarve shtatë prej tyre janë gra, ku bën pjesë edhe shqiptarja e quajtur Evthimia Arjan Tafani nga Belshi, e lindur në vitin 1995, raporton korrespondentja e Panorama.alScreenshot_1
Policia greke ka goditur grupin më 1 shkurt të këtij viti por sot janë publikuar të dhënat për veprat penale që ata kishin kryer.
Ata u proceduan për drejtimin e një organizate kriminale, formimin e saj dhe anëtarësim në organizatë kriminale për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe grabitjes, grabitjes në grup, vjedhje, kryer nga dy ose më shumë persona të organizuar dhe asgjësimi i produkteve të veprës penale (vjedhjes), armëmbajtje pa leje, armëmbajtje për gjueti pa leje dhe gëzhoja për armë gjuetie, mbajtje pa leje municioni dhe posedim pa leje të sendeve të tjera të palejueshme.