osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta nuk ka mbështetje popullore dhe shpreson të bëhet lider i opozitës me ndihmën e Berishës

Meta nuk ka mbështetje popullore dhe shpreson të bëhet lider i opozitës me ndihmën e Berishës

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek rikthimi në politikë i Ilir Metës.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, analisti Çupi u shpreh se presidenti Meta nuk ka mbështetje popullore dhe se sipas tij, ai shpreson të bëhet lider i opozitës me ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje zoti Çupi shkoi deri atje teksa theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një subjekt që është shpërbërë, çka sipas tij, ka detyruar çiftin Kryemadhi-Meta që të kenë shpresë tek Berisha.

“Këtu kemi të bëjmë me një rrugë hamendësime dhe me disa veprime konkrete që ka zhvilluar Ilir Meta gjatë periudhës që po përgatitet për të lënë presidencën”, tha Çupi duke shtuar se kohët e fundit Meta e ka shtuar agresivitetin politik.

“Po përgatitet për të dalë në fushë. Iliri akoma nuk është aq i guximshëm sa të hidhet në fushën e politikës. Po heziton shumë, po iu them një provë. Ai vërtet ndërtoi një koalicion me Sali Berishën, por problemi është se Berisha me Metën janë bashkë.

E ndërtuan por deri tani Ilir Meta nuk është shfaqur në krah të militantëve të vet. Kur them Ilir Meta, as Monika dhe as Vasili. Domethënë e kanë lënë fushën bosh. Ato po mendohen që a ia vlen të investohen apo jo. E dyta kanë një pikëpyetje në kokë se çfarë do jetë nesër nëse përkrahin Sali Berishën”, deklaroi Çupi.

Ndërkohë analisti i njohur, Frrok Çupi ka folur lidhur me vendimin që mund të japë Gjykata Kushtetuese lidhur me fatin e Ilir Metës. “Besoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim jo vetëm me dispozita.

Besoj se do jetë hap pas hapi. Një vendim i bazuar mbi bazën filozofike të Kushtetutës. Do jetë një vendim i bazuar mbi burimet që ka kushtetuta, mbi veprimtarinë e presidentit në raport me ligjin. Tani GJK do të kthehet në institucion të rëndësishëm edhe për vendosjen e disa standardeve. Nuk e pres menjëherë vendimin e GJK. E pres më shumë si një doktrinë të Kushtetueses”, nënvizoi Çupi.