Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme takime në Shkodër, teksa sulmoi edhe liderin demokrat Basha.
Por, ajo që vihet re në takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha është se ka rënë numri i persona që marrin pjesë në takime dhe që e mbështesin.
Po ashtu, edhe pse Berisha bëri koalicion me Lëvizja Socialiste për Integrim, vihet re se kjo e fundit nuk është pjesë e takimeve. Ndërkohë, në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha tha se në këto votime duhet t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera.
“Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën.
Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartuar doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi dhe kandidatin e Bashës në Durrës, teksa tha se kandidati i tij ka monopolin e shërbimeve të porteve në vend.
“Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama.
Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.