Candide Renard, vajza e trajnerit aktual të kombëtares së Marokut, Hervé Renard, është përdhunuar gjatë një “reality”.
E reja 21-vjeçare po merrte pjesë në Francë në sezonin e fundit të “Koh-Lanta”, format që quhet “Survivor”, i ngjashëm me “Isola dei famosi” në Itali.
Vajza, sipas shtypit francez, ka paraqitur një denoncim duke thënë se është përdhunuar nga një tjetër konkurrent i emisionit, i cili gjithsesi ka mohuar gjithçka, duke njoftuar edhe nisjen e një beteje ligjore.
Programi është ndërprerë menjëherë, ndërsa e reja, e cila për të marrë pjesë në ‘reality’ kishte mbërritur në Ishujt Fixhi, është kthyer menjëherë në Francë.
Programi ka marrë emrin e ishullit tajlandez që ka pritur edicionin e parë, i cili daton në vitin 2001.
Në vitet pasardhëse është hiruar në lokalitete të ndryshme.
Ka ndodhur edhe më parë që programi të ndërpritej në 2013-ën, pas vdekjes së një konkurrenti për një atak në zemër./dita