Jo vetëm presidenti i ri, por më 2 Mars kur pritet të mbahen zgjedhjet për kupolën e re të FSHF-së, do të votohet edhe për antarët e Komitetit Ekzekutiv.
Në garë për një vend në Komitetin Ekzekutiv janë 12 emra, të cilët kanë marrë propozimet e nevojshme për të qenë kandidat në këtë pozicion, që për hir të së vërtetës është mjaft i rëndësishëm, por ata që e kanë pasur kanë qenë thjesht kukulla që votonin çdo vendim të Armando Dukës. Me gjasë edhe ky i riu nuk pritet që të ketë shumë ndryshime.
Ajo që bie në sy në 12 emrat që janë në garë dhe që do votohen, është fakti se në listë nuk figuron asnjë personalitet nga fusha e futbollit shqiptar.
Nuk ka një emër që ka një karrierë të pasur, por shumica janë po ata që kanë qenë e që i kanë shërbyer Dukës, me përjashtim të pak personave qe garojne per here te pare.
Në listë ka gazetarë të njohur, biznesmenë, juristë, pazarexhinj, por nuk ka një personalitet nga fusha e futbollit.
Kjo tregon shumë se çfarë politikash ndiqen për të ringritur futbollin shqiptar, kush promovohet, dhe se si do të qeveriset FSHF edhe për katër vite në diktatin e Armand Dukës.
Më poshtë është lista e personave që kandidojnë për Komitetin Ekzekutiv ku fare pak emra bëjn përjashtim që mund të shpresohet për një përfaqësim dinjitoz, ndërsa pjesa tjetër janë të gjithë bashkëpuntorët e Aramand Dukës.
Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.
Komiteti Ekzekutiv ka autoritet në fushat e veçanta të mëposhtme:
Menaxhon dhe drejton punët e FSHF-së në përputhje me këto statute dhe siguron zbatimin e statuteve të FSHF-së.
Mundet të aprovojë dispozitat ekzekutive të nevojshme për aplikimet e tyre. Me propozim të Presidentit, të emërojë dhe shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm. Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të emërojë apo të shkarkojë shefat e sektorëve të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.
Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të përmirësojë rregulloren e brendshme organizative të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.
Të emërojë, pezullojë ose pushojë anëtarë të organeve gjyqësore të FSHF-së.
Të përgatitë dhe të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme. (Gazeta Sport)