Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar sot në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.
Sipas informatave Rreci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes.
Gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga ai shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë.
BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.