Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës nga ana e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.
Ai ka sulmuar Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka guxim.
“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër.
Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak. I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar.
E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbysur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.