Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të Shqipërisë me 193 vendet anëtare në selinë e New Yorkut.
Kjo ceremoni është çelur duke sjellë në vëmendje bashkëpunimin e Shqipërisë me SHBA-në dhe ndryshimet që i ka sjellë ky bashkëpunim. Në vëmendje të diskutimeve ka qenë marrëdhënia me SHBA dhe bashkëpunimi me OKB.
Rëndësia e të qenit pjesë e Këshillit të Sigurimit duke dhënë kontributin për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj ka qenë gjithashtu në vëmendje të diskutimit
Kryeministri Edi Rama, e nisi fjalën e tij duke rikthyer në vëmendje historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se sfida e përbashkët është të zhvillohet çdo gjë në mënyrën e drejtë. Të drejtat e njeriut mbeten princip.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave.
Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë.’, tha Rama.
Afrimitetin që ka sjellë ky bashkëpunim e ka theksuar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ku në fjalën e saj shprehu vizionin e saj për parnteritetin.
“Që nga koha kur nisëm marrëdhëniet me SHBA e deri më sot, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Mikpritja e Afganëve një reflektim se sa shumë ka shkuar Shqipëria, nga Tirania te varfëria e deri te zhvillimi i një shteti të formuar.
Pjesëmarrja në Këshillin e Sigurisë e rëndësishme për kontribuar në disa çështje të rëndësishme. Prioriteti ynë të punojmë së bashku për çdo sfidë. Shpresojmë të kemi vizionin të punojmë bashkë si partnerë.” , tha Xhaçka
Nga ana tjetër Presidenti i Këshillit të Sigurimit, shprehu ndryshimet unike që e presin Shqipërinë nga ky bashkëpunim.
“Shqipëria do të sjell ndryshime unike në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë të punojmë së bashku në qershor kur ju të merni presidencën”, u shpreh ai.