osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasadorja amerikane në OKB: Hamasi fajtor për dhunën në Gazë, jo Izraeli

Ambasadorja amerikane në OKB: Hamasi fajtor për dhunën në Gazë, jo Izraeli

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, të martën i doli në mbrojtje përgjigjes izraelite, duke fajësuar Hamasin për trazirat e djeshme në kufirin e Izraelit me Gazën.
“Ditët e fundit, terroristë të Hamasit, me mbështetjen e Iranit, kanë nxitur sulme ndaj forcave të sigurisë dhe infrastrukturës izraelite”, – tha zonja Haley në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të martën, për situatën e krijuar.

Amb. Haley i hodhi poshtë thëniet se dhuna e kishte burimin tek hapja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.

“Dhuna nuk e minon perspektivën e paqes. Për disa, hapja e ambasadës ishte shkaku i dhunës. Por le të kujtojmë që organizata terroriste Hamas ka vite që nxit dhunën, shumë kohë para se Shtetet e Bashkuara të vendosnin për zhvendosjen e ambasadës.”

Zonja Haley shtoi se ambasada “reflekton vullnetin e popullit amerikan dhe të drejtën tonë sovrane për të vendosur mbi vendin ku duhet ngritur ambasada jonë, një e drejtë që gjithësecili në këtë dhomë e kërkon për vendin e vet.”

Koordinatori i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për paqen në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, duke u folur anëtarëve të Këshillit të Sigurimit nga Jeruzalemi, tha se “nuk ka justifikim” për vrasjet.

Mladenov tha: “Izraeli ka përgjegjësinë për të kontrolluar përdorimin e forcës, në se nuk ekziston rrezik i menjëhershëm për vdekje, apo plagosje serioze; duhet t’i mbrojë kufijtë e vet në mënyrë proporcionale dhe të hetojë çdo incident që ka çuar në humbjen e jetëve njerëzore.”

Mladenov po ashtu i bëri thirrje Hamasit “të mos i përdori protestat si mbulesë, apo përpjekje për të vendosur bomba mbrojtëse dhe të krijojë provokime dhe duhet të mos fshihet prapa demonstruesve, duke vënë në rrezik jetën e civilëve”.

Ambasadori i Kuvajtit në OKB, Mansour al-Otaibi, tha se vendi i Gjirit Persik “do të donte të dënonte me termat më të fuqishme masakrën e kryer dje nga autoritetet zyrtare izraelite” dhe u bëri thirrje vendeve të tjera “të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor të pushtuar, si kryeqytetin e tij”.

Para se të mbahej takimi në Këshillin e Sigurimit për çështjen e dhunës në Gazë, vende aleate me Shtetet e Bashkuara, sikurse edhe vende jo mike, shprehën kritika ndaj vendimit të Uashingtonit për hapjen e ambasadës amerikane të hënën në Jeruzalem, duke thënë se ky veprim ka për të rritur tensionet në Lindjen e Mesme.

Presidenti francez Emmanuel Macron e dënoi dhunën në Gazë. Përmes një deklarate, zyra e zotit Macron tha se të martën ai ka në plan të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Edhe kryeministrja britanike Theresa May nuk ishte dakord me hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, para se të arrihej një marrëveshje përfundimtare paqeje në Lindjen e Mesme.

Ministri u Jashtëm rus Sergey Lavrov përsëriti kundërshtimin e Moskës për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Një numër i madh udhëheqësish të vendeve arabe e dënuan këtë veprim: kryeministri libanez Saad Hariri e cilësoi atë një vperim “provokues”, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se e hëna ushte “një ditë turpi”.

Qeveria turke tha se do ta thërriste ambasadorin e vet në Shtetet e Bashkuara, “për konsultime” lidhur me veprimin e hapjes së ambasadës. /VoA