Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Lushnja është shprehur se Basha është në dy hetime të forta ndërkombëtare.
“Ky revolucion ka synim madhor vendosjen e rinisë shqiptare në piedestalin që meriton. Duhet të luftojnë shumë për këtë fitore sepse kemi në një anë qeverinë që e prej 15 vitesh e ka qeverisur këtë qytet, nga ana tjetër Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ja ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit.
Shpjegoni çdo qytetari të Lushnjes se vota për ndryshimin është vota për “Shtëpinë e Lirisë’. Çdo votë me logon e rrëmbyer është votë e humbur.
Asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin. Unë e mbështeta po Basha rastisi si arrë me vrimë”, u shpreh ai.