E ndërsa çmimi i mesatar i naftës në mbarë botën është 1,17 Dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ai po kap vlerën e 200 Lekë.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se, rritja e çmimit të naftës pritet të ketë efekt domino në sektorët e ekonomisë.
“Çfarëdolloj rritje çmimesh në lëndët energjetike përkthehet në një efekt domino në të gjitha çmimet e produkteve, pra të mallrave dhe shërbimeve.
Zhvillimet negative në ekonomi nuk mund të mos çojnë në tkurrjen e konsumit për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike kombëtare”, tha Zef Preçi, ekspert ekonomie.
Sipas ekspertëve, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare e lejnë në pikëpyetje se kur pritet të ulet çmimi i naftës në vendin tonë.
“Në vendin tonë reflektohet vetëm rritja dhe asnjëherë ulja në bursa ndërkombëtare të çmimit të referencës”.
Në Itali nafta blihet me 1.9 $ për litër, ndërsa në Greqi 1.8$. Shqipëria lë pas vetëm Serbinë ku cmimi naftës për 1 litër është 1.77 $.