Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç përgjatë fashës orare 17:00-20:55 të ditës së dielë.
Në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura Digitalbi, të cilat i kishin të cënuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.
Ndërkohë në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet i kaluan ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.