osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çoroditje nga Spartak Ngjela nga mosha apo nga e kaluara! Ja dhjetë “perlat” e ditës

Çoroditje nga Spartak Ngjela nga mosha apo nga e kaluara! Ja dhjetë “perlat” e ditës

Avokati Spartak Ngjela lëshon perla dhe broçkulla çdo ditë duke i’a kaluar edhe konspiracionistëve me idiot. Duke mos e marrë seriozisht ne po publikojmë disa prej tyre për ditën e sotme:

1- Avokati u shpreh se Rama është trembur tani nga Lulzim Basha pas eliminimit politik të Berishës.

“Nuk e kuptoni që Berisha mbahej nga Rama? E mban mend fushatën e fundit elektorale, e di si thoshte Rama? “Nuk po votoni për Bashën, po votoni për Saliun”. Ekzistenca e Saliut e mban Ramën në pushtet. Tani Rama është trembur nga Basha”

2- “Eliminimi i Saliut krijon rigrupimin e të djathtës. Neo komunizmin në të djathtën shqiptare e ka futur Berisha. PD-ja që drejtohet nga Basha është person juridik, të tjerat janë fantazma. Veprimet e Saliut janë juridikisht të pavlefshme. Ku do jetë fitimi I PD-së që do drejtohet nga Basha i cili po e merr veten? E djathta ka abstenim të madh në votime. E djathta klasike nuk voton për Saliun. Tani ky abstenim do vijë dhe do ti japë vlerë të re PD-së që do drejtohet nga fluksi i Bashës dhe Basha duhet të formojë një fluks të nivelit të lartë intelektual

3- Nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës ndaj Amerikës është më e madhe se forca e pasionit.

4- Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë të rrezikuar nga drejtësia e re. Ai tha se Berisha mund të marr sipas tij rrugën drejt burgut. “Saliu e kishte forcën, por e humbi, se nuk ju nënshtrua Bashës, iku nga PD. Ai donte ta merrte partinë për këtë arsye, që ajo të mos jepte 2/3, por nuk e arriti dot, se nuk di të luftojë, lufton kundër Amerikës me broçkulla. Saliu dhe Rama janë të rrezikuar, se kanë bishtat mbrapa, që do të kalojnë nëpër procese. Rama do të fitojë diçka, kurse Berisha asgjë, ka ikur, ka marrë rrugën për në burg”.

5- Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Sipas tij, largimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike i jep një mundësi kësaj force politike të grupohet dhe thithë Brenda saj të djathtën klasike që deri tani nuk e votonte atë pikërisht për shkak të ish-kryeministrit.

6-Basha e ka kuptuar se me këtë goditje ndaj Berishës, ndihmon karrierën e tij. Ai që do paguajë më shumë, është Edi Rama. Nuk ka shumë besim Amerika tek PS, por e kanë mbajtur si të keqen më të vogël.

7- Ishte Berisha, SHBA nuk besonte tek Berisha. Berisha ka qenë kundër frymës amerikane. Kemi një risi. Risia është Basha. Tani do shohim si do të luajë, por ka bërë lëvizje të madhe”

8- “Në rast se ky do të ecë me këtë temp në 2-3 muaj do kemi zgjedhje të reja”

9- Sipas Ngjelës, më përjashtimin e Berishës, Basha ka treguar se tashmë ka kontroll të plotë në PD.

10 “Saliu operon me autoritarizëm, nuk ka lënë figura. Basha ecën me toerinë e superioritetit të kryetarit. Erdhi momenti dhe i tregoi vendin Berishës. I tha nuk je asgjë, nuk je as në grupin parlamentar. Berisha ka vetëm 3-4 deputetë që e ndjekin pas, kjo nuk i prish punë Lulzim Bashës”, tha Ngjela.