“Brenda majit, kryetarit të opozitës i kërkohet imuniteti”, kështu ka deklaruar gazetari Frrok Çupi, pa dhënë detaje të tjera.
Deklaratën e çuditshme, Frrok Çupi e ka bërë në një emision, ku po diskutohet rreth tre çështjeve të nxehta në vend, Tahirit, Xhafajt dhe Llallës.
“Pak më vonë, mund të ndodhë brenda majit, pas informacioneve të qenësishme që ka në Shqipëri, të specifikuara, kur vetë kryetarit të opozitës do t’i kërkohet imuniteti”, u shpreh Çupi.