Mbikëqyrja e SHBA ua dështoi dy familjeve mafioze përpjekjen për bllokimin e procesit të “Veting”-ut, si skemë për të shpëtuar nga shkarkimi “ushtarët” që kanë ende nëpër prokurori e gjykata, ndërsa tani u kanë mbetur vetëm 5 muaj çelësat e Presidencës nëse Ilir Meta nuk shkarkohet, por dhe 6 marsi, si ëndrra e fundit për të kapur qoftë Bashkinë e Rrogozhinës e ta përdorin si “hajmali” para Ambasadores Yuri Kim dhe shefave të Shtëpisë së Bardhë
Nuk mund të thuhet se ‘Veting’-u në Drejtësi ka qenë perfekt, jo për mangësi të ligjit, por për shkak të ndërhyrjeve të kupolës së mafies politike, luftës së klaneve brenda këtij sistemi dhe lobimit të oligarkëve e bosëve të krimit, që ende përpiqen të ndikojnë në pushtetin e Drejtësisë.
Me këtë ‘kartë propogandistike’, Ilir Meta nga Presidenca dhe Sali Berisha e Monika Kryemadhi nga ‘Frëngjia e Shtëpisë së Lirisë’, tentuan të bllokonin vazhdimin e ‘Veting”-ut, me lobime e joshje financiare të deputetëve majtas e djathtas.
Ky synim u dështoi, ashtu si skenarët për të kapur anëtarët e “Veting”-ut qysh në muajin qershor 2017, por dhe të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetese, mbasi ata u përzgjodhën nën mbikëqyrjen e SHBA dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
E vetmja gjë që u ka mbetur dy familjeve mafioze janë 5 muaj çelësat e Presidencës nëse Ilir Meta nuk shkarkohet, dhe 6 marsi si ëndërr e fundit për të kapur drejtimin e ndonjë bashkie, qoftë dhe Rrogozhinën e për ta përdorur si “hajmali” para SHBA-ve.
Pas 6 marsit, dy familjeve mafioze u prishet dhe karakatina ‘Shtëpi e Lirisë’, të cilën e sajuan prej hallit që ka zënë Sali Berishën dhe familjen e tij me vendimin ‘non grata’ e drejtësinë, por së shpejti dhe Ilir Metën me familjen e tij, që i kanë strukturuar si dy truste me pasuri përrallore.
Hapat e reformës së Drejtësisë, po tregojnë se platforma anti-krim e anti-korrupsion e SHBA, është ngjitur e po godet lart, në zbatim të Dekretit të Presidentit Joe Biden, 1 muaj pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” dhe ri-ngritjes së komisionit për shkarkimin e Ilir Metës.
Nuk janë rastësi, këto katër lëvizje në harkun kohor maj-shtator 2021:
– Më 7 maj, Edi Rama u detyrua të përsëriste komisionin hetimor parlamentar për shporrjen e Ilir Metës nga Presidenca, për shkak se komisionin e parë e mbylli me 20 korrik 2020 në pazar me të, duke mos e shkarkuar .
– Më 19 maj u shpall “non grata” Sali Berisha dhe familja e tij, për korrupsion të lartë, për pasurim kriminal të aleatëve Meta-Mediu, për pengim drejtësie e shkatërrim të demokracisë.
– Më 8 qershor, Presidenti i SHBA, Joe Biden, firmosi Dekretin e posoçëm antikorrupsion për politikanët e Shqipërisë, duke i kërkuar SPAK-ut të fillojë prangosjet ndërsa FBI-së e Thesarit Amerikan, i ka lënë detyrë të zbulojnë e sekuestrojnë pasuritë përrallore.
– Më 9 shtator, Lulzim Basha shporri Sali Berishën nga grupi parlanentar i PD e nga anëtarësia e kësaj partie, dhe shkëputi koalicionin me partinë familjare të Ilir Metës.
Dështimi i skenarit për të bllokuar ‘Veting’-un, dhe këto lëvizje të SHBA e partnerëve të saj politikë në Shqipëri, kanë alarmuar realisht dyshen Berisha-Metën dhe grupet e tyre kriminale.
Sepse e dinë që janë dy politikanët rekord për krime e korrupsion në Shqipëri, të cilët Drejtësia e SHBA dhe struktura e saj SPAK, i kanë skeduar si individë e familje mafioze, me pasuri të zeza.
Prandaj, sëbashku me të njëjtin hall, Berisha e Meta kanë krijuar ‘bunkerin’ anti-SHBA të quajtur ‘Shtëpia e Lirisë; ku janë strukur e vazhdojnë të shkrijnë një pjesë të pasurive të grabitura nga shteti e shqiptarët, për t’i shpëtuar dërgimit te “Shtëpia e Drejtësisë” (burgu)./Pamfleti