osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Para Kushtetueses: Italia nuk e njeh më Ilir Metën si President

Para Kushtetueses: Italia nuk e njeh më Ilir Metën si President

Nuk ishte aspak rastësi që zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar nuk u ngjit në selinë e Presidencës, gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, siç nuk është aspak rastësi që Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk takoi homologun e tij shqiptar, gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.

Është një sinjal politik i qartë, që ata, pra vendet serioze dhe të rëndësishme deklarojnë qëndrimin e tyre për njeriun që është pranë shkarkimit nga posti i kreut të shtetit shqiptar.

Italia, një vend i Bashkimit Europian, një nga 7 vendet më të fuqishme të botës dhe partner strategjik i Shqipërisë, e quan “presidenca shqiptare” institucionin më të lartë të shtetit, e ndërsa Ilir Metën as nuk e ‘vënë në pullë’ fare.

Në një njoftim të ambasadës italiane në Tiranë, jepet e “bardha në të zezë” ky qëndrim politik i fortë.

Më 8 shkurt, Ilir Meta i jep medaljen “Nënë Tereza” organizatës së mirënjohur “Caritas Italia”. Në ceremoni ishte prezent edhe ambasadori Italian. Një ditë më pas, në njoftimin e ambasadës shkruhet: “Takim konstruktiv me përfaqësues të Caritas Italiana, të drejtuar nga Drejtori, Don Marco Pagniello, duke konfirmuar angazhimin e Italisë për tematikat sociale në Shqipëri. Urimet më të mira Caritas Italiana për titullin e nderit të akorduar nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë”.

Në foto: Njoftimi i Ambasadës italiane
Termi “Presidenca e Republikës së Shqipërisë”, nuk ka nevojë për koment. Në Shqipëri nuk ekziston institucioni i një presidence kolektive, apo një trupë kolegjiale, por sipas Kushtetutës ne kemi President të Republikës.

Duket se gjuha diplomatike është përdorur për të dhënë një sinjal.

Në fakt kjo situatë nuk është gjë tjetër veçse karma e kthyer mbrapsht, pasi Ilir Meta ka vite që sulmon mbarë e mbrapsht të gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë.

Përveç sharjeve ndaj ambasadores Yuri Kim, Meta ka përdorur gjuhë rruge ndaj ambasadorit të BE-së, të cilit i ndërzeu mediat e tij duke e shantazhuar se ka një video intime me një zyrtare të lartë të qeverisë shqiptare. Gjë që ishte thjesht një sulm banal për ta bërë që të heshtë për të pabërat e Likes.

Më pas quajti “Non Grata” nga presidenca diplomatin gjerman Bernd Botchard që drejtoi misionin e OSBE-së në Shqipëri, kur nuk e ka fare atë kopetencë. Ilir Meta ka sulmuar egërsisht ambasadorin Italian në Tiranë.

Në nëntorin e vitit 2019, Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli. Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

E të gjithë këto budallallëqe ju kthyen kundra, e sot nuk e njeh askush, e kanë lënë aty në godinën e ndërtuar nga sovjetikët, deri sa të ikë”…./Pamfleti