I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur”, ish kryeministri Sali Berisha përmendi emrin e Taulant Ballës si Ministri i ardhshëm i Brendshëm pas dorëheqjes sipas tij të Fatmir Xhafajt.
Ish kryeministri Berisha madje shtoi se deklarata e Ballës pas audiopërgjimit ku foli për përgjegjësi morale të Xhafajt ishte më e lumtura, duke nënkuptuar kështu një dëshirë të Ballës për karrigen e ministrit të Brendshëm.
Pas emisionit, Taulant Balla reagon pas përmendjes së emrit të tij nga Berisha në studion televizive për lidhje me persona me precedentë penalë.
Reagimi i plotë i Taulant Ballës në faqen e tij zyrtare
Të dashur miq, më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mi.
Sikur një e njëmijta e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.
Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po i këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.
Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh.
Nuk ka ilaç që i shëron.
Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!
Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!
E mor Sali ku do biesh…/Pamfleti.net