osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta sulmon reformën në drejtësi dhe ambasadorët pas zgjatjes së afateve të vetingut, shpallja “non grata” nga SHBA makthi i presidentit

Meta sulmon reformën në drejtësi dhe ambasadorët pas zgjatjes së afateve të vetingut, shpallja “non grata” nga SHBA makthi i presidentit

Votimi me 118 vota pro nga Kuvendi i Shqipërisë i ndryshimeve kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik duket se ka alarmuar presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit foli dje në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, ndërsa shpërtheu në akuza të forta në adresë të reformës në drejtësi. Sipas tij, reforma në drejtësi ka dështuar dhe institucionet e dala prej saj janë kapur nga mazhoranca socialiste.

“Krenar për kontributin tim për miratimin me 140 vota pro ne Kuvend te reformës ne drejtësi. Nuk jam bërë dhe nuk bëhem kurrë pengesë, për çështje të rëndësishme, si Reforma në Drejtësi. Dështimi i reformës në drejtësi nuk ka ardhur kurrë nga Ilir Meta.

Fakti që sot nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal të Presidentit për falsifikimin e provave te Kuvendit te depozituara ne Gjykatën Kushtetuese, sigurisht që tregon se kjo reformë ka dështuar”, deklaroi ai.

Më tej presidenti Ilir Meta sulmoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e quajti peng të kryeministrit Edi Rama, referuar bashkimit të votave që dje Partia Demokrtike bëri në Parlament me Partinë Socialiste sa i takon zgjatje së mandatit të organeve të vetingut.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë. Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend.

Ai, dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit”, u shpreh ai. Meta sulmoi edhe ambasadorët, duke deklaruar se nuk do i lejojë të hyjnë në pont e brendshme.

Ai u shpreh se ai është shembull i korrektesës dhe nuk do tolerojë asnjë të huaj. “Nëse ka diplomatë që spekulojë është se ka politikanë të korruptuar që i mbajnë peng dhe i përdorin si lolo”, tha ai.

Shpallja “non grata” nga SHBA makth i presidentit

Por përveç reformës në drejtësi, presidenti Ilir Meta dje është pyetur edhe lidhur me zërat se pas largimit nga Presidenca, ai mund të shpallet “non grata” nga amerikanët. Presidenti Meta me tone të ashpra u shpreh se atë nuk e shpall njeri të padëshiruar nga SHBA, duke treguar se shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është makth i kreut të shtetit.

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës! Në shesh-betejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer.

Mua “non grata” nuk më bën dot “Gruaja e Bilalit”. Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t’i drejtohem pas 24 korrikut”, tha ai. Ndërkohë presidenti Meta la të nënkuptohet se nuk do e njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse kjo e fundit e shkarkon.

“Presidenti ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krye të detyrës. Sjellja e tij, qëndrimet e tij kanë qenë janë dhe do të jenë deri më 24 korrik të diktuara nga rrethanat në të cilat ai ushtron aktivitetin e tij gjithmonë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Meta. /Rigels Seliman