Kuvendi miratoi zgjatjen e afateve të vetingut me 118 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë votë kundër.
Seanca e sotme u shoqërua me debate të shumta veçanërisht në lidhje me zgjatjen e afatit të organeve te vetingut një propozim i bërë nga mazhoranca.
Ndërkohë që Partia Demokratike zyrtare deklaroi qëndrimin e saj pro zgjatjes së Vetingut pak para nisjes së seancës plenarë në Kuvend, grupi pro Sali Berishës zgjodhi të kundërvihej
Nga ana tjetër, LSI abstenoi për ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandateve të vettingut.