Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një prononcim për mediat pas dëshmisë ne SPAK
“Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë të zhvilluar me mundësi për të rinjtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin.
Ju ne dini denoncimin tim ka qenë publik në Kuvend dhe është indicie e procesit hetimor që ka nisur. I qëndroj gjithçkaje që kam deklaruar në parlament.
E dinim dhe ua kam pohuar se çështja nuk është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që shpresoj shumë se është i ndryshëm nga ai që u pyeta më parë.
Dua të përsëris mbështetjen ne PD jo vetëm për këtë hetim por edhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH dhe të mos harrojnë kurrë se s’kanë shef tjetër përveç ligjeve”, tha Basha.