osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Abstenoi për zgjatjen e afateve të vettingut, Kryemadhi: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg, skeptike se si ndryshoi PD qëndrim brenda orës

Abstenoi për zgjatjen e afateve të vettingut, Kryemadhi: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg, skeptike se si ndryshoi PD qëndrim brenda orës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur pasi ka dalë nga Kuvendi ku është votuar për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Kryemadhi ka thënë se ka absetnuar sa i përket zgjatjeve të afateve të vettingut, ndërsa nga foltorja e parlamentit u shpreh se deputetët nuk duhet ta votojnë zgjatjen e afateve të vetingut nga frika e prokurorëve belg, apo kolegëve që janë në burg, por ta votojnë për një drejtësi të cilët kanë nevojë qytetarët shqiptarë.

“Ne nuk e dim ende nëse vetingut i duhet 2 vite apo më shumë, apo nevjitet më shumë staf apo buxhet, por me thënë të drejtën është ajo që dua të them është që kur të votojmë në parlament as të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg, as nga frika e kolegëve që janë në burg, por të votojmë për një drejtësi që kanë nevojë qytetarët shqiptarë, që mos të mbetemi peng as të kaluarës dhe as të së tashmes, por as për të përsëritur dhe batutat e para 50 viteve të Kinostudios “Shqipëria e re”, “gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjedh gjithë jetën””, tha Kryemadhi.

Ndërsa në një prononcimi të dhënë për media në dalje të parlamentit u shpreh: “Po bëj të qartë qëndrimin e LSI sa i përket vettingut, edhe pse në fjalën time në parlament e kisha të qartë. Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme, por që për hir të së vërtetës devijimi i saj duke krijuar problematika, ka lënë shumë për të dëshiruar.

Dua t’ju ritheksoj se LSI ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve në të gjitha mbledhjet, ka bërë oponencën në procesin e analizimit të afateve. në janar shkurt të 2018 LSI ka paraqitur një paketë ndryshimesh kushtetutës ku një pjesë kryesore përbënte kjo që u votua në parlament. Lë për të dëshiruar që PD nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, përkundrazi e bojkotoi.

Dyshues në këtë proces ndryshimi nga për një orë nga kundra në pro, bën enigmatik. Duhet të shkëputemi nga shitja e votave për interesa personale. Nëse ka probleme me drejtësinë, prokurorin belg, me drejtësinë amerikane, anti-mafian, nuk mendoj që vota e deputetëve nuk duhet të ndryshojë brenda një ore. Proceset që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Shqipërisë duhet bërë me përgjegjshmëri.

Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, po ndihen më të varfër dhe të pa respektuar. Nuk mund të jetë e shenjë një godinë e tillë. Njerëzit nuk e kuptojnë se si mund të falsifikohet një dokument që shkon në Gjykatë Kushtetuese, e vettingu do të jetë peng i një ore për të ndryshuar mendjen sepse vazhdon drejtësia të kapet nga politika. Unë kam abstenuar, zoti Çela votoi pro. Por kur votoi pro PD, pse mos votojë Çela”.