Pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, në lidhje me vetingun, iu ka përgjigjur menjëherë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me Sali Berisha për Sokol Sadushin si edhe me hidrocentralin e Skavicës teksa iu bëri thirrje dibranëve të ngrihen në këmbë.
Manja tha se nuk replikon me zërat e botës së përtejme dhe se Berisha do e marrë përgjigjen për Dibrën me 6 mars.
Sipas tij dibranët do të zgjedhin kandidatin më të mirë për ta.
“Doktor, në fakt kur flet ti ne kete salle dhe kerkon llogari per Dibren, me duket nje ze i vjeter nga bota e pertejme. Me zërat e botës së pertejme nuk replikoj. Jam gjenerate tjeter.
Ne datë 6 mars do flasin vetë dibranet. Aty i kane kandidatët. Të zgjedhin kandidatin me të mirë”– u shpreh Manja në replikë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.